23 Tetor, 2018 - 5:05 pm
Lonely Planet ka shpallur dhjetë shtetet dhe qytetet më të mira për tu vizituar për vitin tjetër.
Shri Lanka çuditërisht është shpallur shteti i parë në listë, pas Gjermanisë, si rekomandimi kryesor për vizitë vitin tjetër.
David & Bonnie / FLICKR
Kur vjen puna tek qytetet, Kopenhaga është qyteti më i mirë dhe më i rekomanduar për 2019. Novi Sadi i Serbisë është në vendin e tretë, ndërsa Zara e Kroacisë bën pjesë poashtu në dhjetëshe, sukses i madh ky për dy shtetet fqinje.
Novi Sadi është shpallur edhe Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2021. Zara është futur në listë për bukuritë e saj, për gërmadhat antike dhe për Adriatikun afër, shkruan KultPlus.
Kur flitet për shtetet ku është e leverdisshme të shkohet financiarisht, në listë është Shqipëria, me Butrintin e bukur, me Apolloninë dhe me malet e bukura. Sllovenia është në po këtë listë në vendin e dhjetë.
Ky duket si sukses i madh për Shqipërinë dhe një promovim i mirë për shtetin shqiptar për vitin 2019-të. / KultPlus.com