Shqipëria turistike dhe magjia e fshatrave të jugut në një film

22 Shkurt, 2019 - 7:10 pm

Shqipëria turistike me bukuritë natyrore të saj vjen në një film. Filmi do sjellë për publikun shqiptar pamje të mahnitshme të bregdetit të jugut si dhe atraksionet kryesore të cilat i ofrojnë vizitorëve pamje dhe ndërthurje të natyrës me vlerat dhe kulturën e vendit tonë.

Gjithashtu në pamjet e para të filmit janë dhe imazhe mjaft interesante të mikpritjes shqiptare si një ndër vlerat tona si dhe kulinaria e shumëllojshme që ne kemi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili ka shpërndarë dhe pamjet e para nga filmi shprehet se, “Shqipëria turistike, magjia e fshatrave të jugut dhe bregdetit shqiptar në 1 minutë. Për më shumë, në orën 18.00 sot, tek Kalaja e Tiranës, në një film dedikuar zonave turistike të jugut, ekspozitë e guidave turistike dhe skicave të realizuara nga studentët e fakultetit të Arkitekturës, panair suveniresh të ndryshme”.

Shqipëria tashmë është shndërruar në destinacion gjithëvjetor pasi ofron një sezon turistik të larmishëm ku përveç bregdetit turizmi dimëror po zhvillohet shumë nga turistët e aventurës të cilët eksplorojnë shtigje malore duke bërë hiking, shëtitje me biçikleta dhe ski./A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme