Shqiptarët janë si shqipet

11 Nëntor, 2019 - 8:51 pm

Anekdotë popullore shqiptare

Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë:

-Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE 16826 të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë…
Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha:

-E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri…” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim!

-Pse e kam gabim?

-Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë.

-Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!…

-Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat! / KultPlus.com

Të ngjajshme