25 Gusht, 2018 - 10:44 am
Kthim në histori, e konsideron ambasada e SHBA-së në Tiranë postimin e një fotoje të vitit 1920 të një vajze shqiptare të veshur me kostumin tradicional, që kërkoi të qëndronte si asistente pranë Kryqit të Kuq Amerikan se i pëlqente Amerika.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan:
“Kthim në histori, 7 janar, 1920. Një vajzë tipike shqiptare e cila vizitoi zyrën e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë për të kërkuar ndihmë dhe qëndroi si asistente, sepse ‘i pëlqyen amerikanët. Ajo ka mësuar të flasë në gjuhën angleze gjatë 7 muajve të fundit dhe shoqëron infermieret e Kryqit të Kuq gjatë udhëtimeve të tyre mjekësore në fshatrat e thellë të malësisë, ku shërben si përkthyese dhe ndihmëse e përgjithshme”, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë, duke postuar foton marrë nga biblioteka e Kongresit të SHBA-së