23 Tetor, 2018 - 8:35 pm
Gratë e forta. Ato i bëjnë kokat të kthehen pas saj ngado që ajo shkon dhe madje as nuk e vret mendjen për këtë punë.
Ju e keni takuar një të tillë. Të gjithë e kanë takuar një grua të tillë dhe e din se sa karakter të fortë kanë ato.
Ato mund të fluturojnë të vetme dhe janë më shumë se të lumtura kur e bëjnë këtë, por nëse ndonjëherë do të dilni me një grua të tillë, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm: gënjeni ose tregohuni vetiak dhe ky do të jetë takimi i juaj i fundit me të.
Ato e dijn mirë se sa meritojnë dhe nuk do të pajtohen me më pak.
Këtu i keni shtatë gjerat të cilat gratë me karakter të fortë nuk do t’i tolerojnë:
Mosrespektin
Një grua e fortë e vlerëson respektin më shumë se gjithçka tjetër. Ajo e sheh të mirën tek secili dhe gjithmonë e dëgjon atë që njerëzit kanë për ta thënë. Ajo e di që gjithkush mund të ofrojë diçka të vlefshme.
Prandaj, kur ju shfaqni mosrespekt ndaj mendimit të dikujt, e lëre më të saj, ajo thjesht nuk do ta kalojë këtë. Për të, kjo paraqet një shenjë shumë të qartë se ju jeni plotësisht një gomar.
Në fak, kurdo që një grua e fortë del me dikë, ajo i kushton vëmendje të madhe se si silleni ju me kamarierin. Nëse ju silleni mirë dhe butësisht, ndoshta edhe mund ta shihni prap atë. Nëse jo, ajo do të ngrihet të shkojë në banjë dhe më nuk do të kthehet kurrë.
Dominimin në lidhje
Barazia është një vlerë të cilën ajo nuk e shmang lehtë. Ajo është themeli i filozofisë së saj mbi jetën dhe se si ajo i trajton të tjerët.
Nëse prisni se ajo do ta pranojë secilën kapriço tuajën, atëherë duhet të shporreni që aty.
Ajo sa synime të cilat dëshironë t’i arrijë në një lidhje.
Një grua e fortë nuk do të t’i pastrojë enët dhe as nuk do ta përgadisë ushqimin, nëse nuk e bëni edhe ju të njejtën gjë për të. Ajo e di vlerën e vetë dhe e dini çka? Nuk është se ju vleni më shumë se ajo.
Thyerjen e kufinjve të saj
Ajo është fuqimisht e pavarur dhe nuk thyhet përballë manipulimeve dhe gënjeshtrave.
Nëse ajo thotë “jo” më mirë e keni ta besoni vërtetë atë. Sepse nëse këmbëngulni për ta marrur atë që e dëshironi, ju thjesht jeni duke e penguar lirinë dhe pavarësinë e saj. Kjo është mënya më e sigurt për ta dërguar lidhjen tuaj drejt fundit.
Gratë në lidhje kanë qenë të shtypura për gjatë shekujve dhe ajo dëshiron që ta rikthej përsëri pushtetin. Mos i kalo kufinjtë e saj.
Të mos e dëgjosh atë që ajo është duke e thënë
Një grua e fortë ka besim të inteligjencën e saj dhe e di se ajo ka mjaftë fjalë të zgjuara që mund t’i ndajë me të tjerët.
Por nëse ju jeni “shumë i mençur” dhe s’keni nevojë për ta dëgjuar, ajo nuk do ta bëjë atë, ndërsa ju i’a keni futur vetes.
Ajo vazhdimisht dëgjon dhe mëson, sa më shumë që mundet. Prandaj, nëse nuk mund ta bëni të njejtën, ju thjesht nuk e meritoni praninë e saj.
Mos mbështetjen e ambicieve të saj
Një grua e fortë ka ëndërra dhe qëllime të cilat synon t’i arrijë. Kjo është ajo që e mban të motivuar përgjatë ditës.
Mirëpo nëse ju vazhdimisht e ulni atë dhe nuk besoni në aftësinë e saj për sukses, ju thjesht jeni një “djalosh” toksik për të.
Ajo e dëshiron dikë që do të rritet dhe të besoj në të ardhmen ashtu siç ajo beson. Kjo është e vetmja mënyrë përmes së cilës lidhja do të lulëzojë.
Të mos e shfaqësh veten
Natyrisht, gjithkush mund ta dashurojë një grua të fortë, por nëse nuk e shprehni atë dashuri përmes fjalëve dhe veprimeve, atëherë ju vërtetë duhet të rishikoni veten.
Një grua e fortë mund ta mbajë jetën e saj të kyçur, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk i pëlqen komplimentet.
Ajo i pëlqen gjentelmenët dhe ata që janë thjeshtë zemërgjerë. Nëse do të keni probleme për ta shfaqur veten, atëherë duhet ta gjeni dikë tjetër.
Gënjeshtrat, madje edhe nëse ato bëhen për diçka të parëndësishme
Ndershmëria është bërthama e jetës së një gruaje të fortë. Ajo lulëzon mbi të. Ajo i shfaq emocionet e saj, vepron mbi vlerat e saj dhe ajo nuk do të ngurrojë për t’ua thënë mendimin e saj.
Por nëse nuk i besoni, ajo do ta nuhasë qelbësirën tuaj prej kilometrash dhe nuk do të keni mundësi më t’i afroheni asaj.
Nëse keni dalur me shokë për ndonjë birrë, tregoji asaj. Nuk ka asgjë më tërheqëse për një grua të fortë se sa një burrë që thjesht mund t’i tregojë vërtetë ashtu siç është.
Mirëpo, nëse nuk e keni guximin për ta bërë këtë, atëherë më mirë largohuni. Ajo nuk ka kohë për qunak.
(Ideapod. U shqipërua nga Shkumbin Nebihu)