5 Gusht, 2017 - 5:00 pm
Nënë Tereza, kjo figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse, shkruan KultPlus.
Shtatore të Nënës Terezë mund të shohësh në mbarë botës sepse veprat e saj kanë bërë që ajo të jetë kaq e dashur për njerëzit.
Një e tillë gjendet edhe në Katedralen e Shën Patrikut në Manhattan, New York.
Katedralja e Shën Patrikut është katedralja katolike më e madhe e stilit neo-gotik në Amerikën e Veriut. Kjo Katedrale madhështore mbanë brenda 3 mijë njerëz dhe është e vendosur në një bllok të madh në pjesën qendrore të Manhattanit.
Autori i skulpturës së Nënës Terezë në Katedralen e Shën Patrikut në New York City, është Timothy P.Schmalz. Ky skulptor asht kanadez dhe jeton në Shën Jacobs, Ontario, Kanada. Ky skulptor në punimet e tij është i përqendruar kryesisht në figura fetare por gjithashtu ka realizuar edhe figura publike.
Schmalz është i njohur sidomos për veprën “Jezusin i Pastrehë”, që ai e realizoi si një përkushtim ndaj të pastrehëve që jetojnë rrugëve.
Fotografinë e kësaj skulpture e ka shpërndarë Ilir Seci. / KultPlus.com