22 Mars, 2021 - 4:12 pm
Shtëpia e Kulturës e cila ishte pronë e “Trepçës”, do të rinovohet.
Objekti i ndërtuar nga Miniera e Kishnicës në vitet 1950,i cili deri tani ka qenë pronë e Trepçës, i’u dha si pronë komunitetit të Hajvalisë.
Gjithë çfarë ka mbetur nga objekti është struktura arkitektonike dhe disa mure, por së shpejti do të ketë pamje krejtësisht tjetër, shkruan Demokracia, përcjellë KultPlus.
Komuna e Prishtinës do të investojë në jetësimin e projektit restaurues të realizuar nga arkitektja Fatbardha Fejzullahu, i cili do të fillojë së shpejti.
Kështu do të duket Shtëpia e Kulturës në Hajvali./demorkacia/ KultPlus.com