6 Nëntor, 2022 - 6:20 pm
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shtëpia-muze e ”Ndre Mjedës” në Kukël, Bushat.
Kreu i qeverisë e cilësoi këtë shtëpi-muze si një xhevahir i pazbuluar.
Shtëpia e poetit të madh u kthye në qendër muzeore pasi u realizua rikonstruksioni i plotë dhe u vendos shtatorja e tij.
Shtëpia ku jetoi dhe punoi Ndre Mjeda është ndërtuar në vitin 1906, dhe paraqet një ndërtim dykatësh të stilit neoklasik.
Gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka pasur funksionin e një shtëpie-muze kushtuar poetit dhe e pajisur me objekte të ndryshme të vetë klerikut.
Kompleksi në fshatin Kukël përbëhet nga dy objekte të lidhur me njëri-tjetrin, Kisha dhe Qela, objekte këto që janë projektuar dhe realizuar nga vetë Dom Ndre Mjeda.
Kompleksi në Kukël është shpallur “Monument Kulture” në shkurt të vitit 2012./atsh/KultPlus.com