5 Janar, 2022 - 11:05 am
Vdekja e udhëheqësit më të ndritur të kombit tonë Gjergj Kastrioti më 17 Janar 1468 ishte për popullin dhe kombin tonë humbje e pazëvendësueshme, në fakt ishte njësoj sikur dielli të perëndonte përgjithmonë për Arbërinë.
Sepse, populli, mbeti si delet pa bari,ndërsa në anën tjetër ujku otoman(turk) e mbante gojën
hapur për ta gllabëruar ,shkatërruar dhe masakruar popullin dhe Arbërinë në përgjithësi.
Arbëreshët janë të vetmit që nga atëherë e deri sot e ruajn traditën e lashtë të vajtimit të për atë ditë të kobshme për kombin tonë, që i mori prijsin më të mirë e më të urtë , vizionar e të guximshëm në historinë e kombit tonë arbëror europian.
Në fakt, dita e vdekjes së Gjergj Ksstriotit ,pra 17 Janari është ditë zie,vajtimi dhe përkujtimi për veprat e tij ,dritën e madhe që ai ia dha emrit dhe atdheut të tij Arbërisë që të gëzojë lirinë ,pavarësinë dhe bashkimin në kuvendin e Lezhës.
Mendoj se ne si komb ,si pasardhës të tij, duhet ta shpallim ditën e 17 Janarit ditë zie kombëtare ,dhe ditë e ndezjes së qirinjve tek varri i të madhit dhe shpëtimtarit të Arbërisë europiane.
Kjo të bëhet tradicionalisht çdo përvjetor të tij dhe të asaj dite.[Gjon Keka] /KultPlus.com