1 Mars, 2019 - 9:51 am
Me 29 shkurt të vitit 1996 përfundoi rrethimi më i gjatë në historinë moderne.
Bëhet fjalë për Sagën e Sarajevës, Rrethimin e Sarajevës. 11.541 civilë gjetën vdekjen në këtë rrethim që zgjati 44 muaj.
Rrethimi nisi me 5 prill të vitit 1992, ndërsa ndaloi pas Marrëveshjes së Daytonit.
Për krimet në Sarajevë dënimin e tyre e morrën Ratko Mladic e Radovan Karadzic, mes të tjerëve kriminelë nga Serbia.
Përpara këtij rrethimi, që ka zgjatur një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga forcat naziste në Luftën e Dytë Botërore, Sarajeva ka qenë një mikrokozmos i Bosnjës: një përzierje e serbëve ortodoksë, kroatëve të krishterë dhe boshnjakëve myslimanë.