28 Korrik, 2017 - 7:13 pm
Dekani i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me bustin e Skënderbeut që do të vendoset në Hungari.
Ai shprehet i shqetësuar, pasi sipas tij, skulptori ka bërë një Skënderbe serb, bullgar apo hungarez, por kurrsesi shqiptar.
“…Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t’pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenederbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!”, -shkruan ai.
Postimi i tij në Facebook
UAUUUUU:(
…nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo “menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite” dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane “par excellence” qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e “Ç’meritojne” me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!
…Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t’pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenederbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!