16 Tetor, 2018 - 10:00 pm
“Kam vendosur që të dalë publikisht për t’i inkurajuar viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Vasfije Krasniqi-Goodman në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, teksa ka paralajmëruar se do të rrëfehet publikisht në televizionin publik.
Vasfije Krasniqi-Goodman ka marrë guximin që të rrëfehet publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999, për vetëm një arsye: inkurajimin e grave të tjera që kanë përjetuar të njëjtën gjë sikurse ajo.
Krasniqi-Goodman ka paralajmëruar se rrëfimin e saj për dhunën që ka përjetuar në luftë ka vendosur që ta ndajë me të tjerët në një intervistë që do të transmetohet sonte nga ora 22:00 në transmetuesin publik të Kosovës.
“Kam vendosur që të dalë publikisht për t’i inkuarjuar viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Vasfije Krasniqi-Goodman në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, teksa ka paralajmëruar se do të rrëfehet publikisht në televizionin publik.
“Të dashtun motra e vllezer, deshta të ju njoftoi se kam vendosur që për të kaluaren time të shprehem publikisht në një emision që do të transmetohet në RTK të marten nga ora 22:00. Arsyeja pse kam vendosur të dal publikisht është se dua ti inkirajoj viktimat e dhunes seksuale“.
Të dashtun motra e vllezer, deshta të ju njoftoi se kam vendosur që për të kaluaren time të shprehem publikisht në një emision që do të transmetohet në RTK të marten nga ora 22:00.
Arsyeja pse kam vendosur të dal publikisht është se dua ti inkirajoj viktimat e dhunes seksuale.— Vasfije Krasniqi-Goodman (@VasfijeKrasniqi) October 15, 2018
Rrëfimi i paralajmëruar i Krasniqi-Goodman do të jetë i pari i dhënë ndonjëherë publikisht në një televizion nga një grua e dhunuar seksualisht gjatë luftës së Kosovës.
36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.
Për vendimin e Vasfije Krasniqi-Goodman është deklaruar sot edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook është shprehur se “momente të tilla janë prekëse” dhe se shembulli i Vasfijës “është tregim i shpresës dhe guximit”.
Rreth 700 gra të dhunuara gjatë luftës janë verifikuar nga Komisioni Shtetëror për Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksuale. Ndërkaq, ky status i është refuzuar 103 grave të cilat dyshohet se kanë aplikuar në mënyrë të rrejshme. /KultPlus.com