5 Dhjetor, 2018 - 11:20 am
Duke filluar prej orës 16:00, sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian do të mbahet paneli që do të shqyrtojë gratë kosovare dhe suksesin e tyre në art dhe kulturë.
Në panel do të marrin pjesë Vjosa Berisha – drejtoreshë e PriFest, Nita Deda – drejtoreshë e Dokufest, Donika Rudi – drejtoreshë e ReMusica, Besa Luzha – drejtoreshë e Chopin Piano Fest, Zana Hoxha Krasniqi – drejtoreshë e FemArt dhe Arta Agani – drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Paneli “Diplomacia kulturore e udhëhequr nga gratë” do të fokusohet në faktin se si në Kosovë institucionet kryesore – festivalet e filmit, janë me drejtoresha gra.
Paneli do të moderohet nga Arbër Selmani – gazetar në KultPlus dhe pjesë e Qendrës Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian. / KultPlus.com