18 Prill, 2023 - 9:26 am
Në vitin 1982 u miratua vendimi që më 18 prill të çdo viti të shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve.
Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë komitetet kombëtare që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta.
Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite.
Në Kosovë aktualisht janë të listuara rreth 1,600 asete, që konsiderohen të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.
Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dominohet kryesisht nga asete arkitekturore dhe arkeologjike. Shumë prej tyre me vështirësi janë duke i mbijetuar shkatërrimit.
Në Kosovë ekziston edhe një listë e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme, e cila përmban rreth 23 asete – në mesin e tyre: Manastiri i Graçanicës, Patrikana e Pejës, Kalaja e Prizrenit e Xhamia e Sinan Pashës. / KultPlus.com