19 Shkurt, 2021 - 4:11 pm
Ka ngjallur shumë reagime, plani për të ndryshuar katedralen e Burgos në Spanjë. Me rastin e 800-vjetorit të ndërtimit, është ideuar edhe zëvendësimi me tre dyer të reja bronxi, çfarë me sa duket nuk mirëpritet nga qytetarët.
UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara, shumë arkitektë të njohur dhe mijëra spanjollë, kërkuan anulimin e projektit prej 1.2 milionë eurosh.
Nga ana e tyre, autoritetet lokale thanë se projekti i dizajnuar nga artisti Antonio Lopez, përbën një vepër arti bashkohor dhe se, dyert e tanishme prej druri janë të vjetra dhe nuk mund të riparohen.
Në dyert e katedrales shekullore, pasqyrohen Ati, Virgjëreshëa Mari dhe Jezusi, si fëmijë i vogël.
Megjithatë, mbi 31 mijë persona kanë nënshkruar një peticion, duke i konsideruar si të shëmtuara dyert e reja dhe duke shtuar, se trashëgimia po shkatërrohet.
Katedralja u shpall trashëgimi botërore nga UNESCO, më 31 tetor të vitit 1984, si simbol i të krishterëve në Spanjë. /konica/ KultPlus.com