8 Tetor, 2019 - 1:00 pm
Firma e arkitekturës Snøhetta ka instaluar një stol alumini në formë buzëqeshje në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të promovuar “një mesazh të paqes dhe zgjidhjes së konflikteve.
Aktualisht e ekspozuar jashtë Selisë së OKB në New York, stoli është një ulëse gjashtë metra e gjysmë i gjatë që Snøhetta krijoi për Qendrën Nobel të Paqes. Emri i saj buron nga citimi historik i Nelson Mandelës: “Arma më e mirë është të ulesh dhe të flasësh”. / KultPlus.com