21 Shkurt, 2018 - 10:19 am
Tallagani i gruas ulqinake (myslimane) është një element dhe një pasuri i muzeut etnografisë. Kjo lloj veshje tregon shumë për jetën dhe stilin e femrave të Ulqinit.
Tallagani, ose zhguna e leshit, siç dëshmohet edhe në fotot e shekullit të XIX nga Marubi, është një element identifikues për femrat e Ulqinit.
Naimi Flamuri ka postuar këto foto, ku tregon edhe një tallagan të ruajtur në mënyrë perfekte në muzeun etnografik në Cetine e cila tregon më shumë detaje rreth veshjes kombëtare.
“Zhguna Leshit (shajak i trash)Tallagan e Gruas Ulqinakes (pallto setra pelerinë hyrka mbrojtse) shekulli 19, foto e pare nga Marubbi orgjinale, e dyta Pelerina mbrekullisht e ruajtur ne muzeun etnografik ne Cetine. Bukuria dhe elementet origjinale kanë te bene me eksponat mbishekullor i Veshjes Kombëtare. Hera pare qe kemi ngjyrat, fal një puntori malazez qe ia dërgoj vëllait Sammi Dulcigno kete foto.”-shkruan Naim Flamuri./ KultPlus.com