15 Mars, 2024 - 12:00 pm
Gjatë viteve 1980 skena e klubeve të Berlinit u zhvillua në një nga bërthamat kryesore të subkulturës tekno të asaj kohe në botë.
Zhanri i muzikës elektronike u bë një lloj kolone zanore e viteve të ndryshimit pas ribashkimit të Gjermanisë.
Si simbole të saj mund të përmenden klubi legjendar “Tresor”, i cila u hap në vitin 1991 si dhe Parada vjetore e Dashurisë.
Tani skena e famshme e teknos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Berlini njihet në botë për gjallërinë e klubeve, megjithatë shumë prej tyre po vuajnë ende nga pasojat e pandemisë COVID-19. / KultPlus.com