14 Maj, 2018 - 2:30 pm
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, norvegjezen Berit Backer, e cila ishte antropologe.
Berit Backer ka lindur më 1947 ndërsa ka vdekur në vitin 1993.
“Antropologen norvegjeze Bertit Backer, pas vdekjes, e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare. Ajo ishte ndër të parët që kishte ngrehur zërin për Kosovën dhe për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kosova e çmon shumë kontributin e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Antropologia norvegjeze, Berit Backer, më 1974 shkeli për herë të parë në fshatin e Komunës së Deçanit.
Backer, në masë të madhe karrierën e vet ia kishte dedikuar shqiptarëve.
Në emër të familjes Backer, dekoratën e ka pranuar Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, bashkë me grupin inicues në përbërje të Nufri Lekajt, Ann Christine Ekk dhe Shkëlzen Kuklecit.