Thënie italiane: Zemra e gruas si një portokalle, dikujt një thelë, dikujt një cohë

12 Korrik, 2021 - 3:59 pm

Fqinjët tanë përtej detit i kanë dhënë shumë botës. Jo pak prej mendjeve më të ndritura të botës kanë qenë pikërisht ata, italianët e artit, shkencës, filozofisë, lista vazhdon gjatë.

Po e sjellim sot një koleksion përfaqësues nga urtësia e këtij populli:

Miku i priftit humbet fenë , miku i mjekut humbet shëndetin, miku i avokatit humbet trashëgiminë.

Ai që nuk ndërron mendje ndoshta nuk ka fare.

Ankohemi për mungesë kohe por e humbim si të ish me tepricë.

Dëshira për të dhjerë dhe për t’u martuar vjen befas.

Durimi është një bimë e mirë, por që nuk del në çdo kopsht.

Dysho te miqtë dhe mos beso tek armiqtë.

Dhelprës nuk i pëlqejnë qershitë sepse s’di të hipë në pemë.

Engjëll në rini, dreq në pleqëri.

Gratë dhe pëlhurat mos i shih në dritën e qiriut.

Janë tre lloje tradhtie: të kënaqur, të zemëruar dhe ata që nuk dinë.

Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.

Kujtimi i vuajtjave e dyfishon lumturinë.

Kur armiku largohet, lehtësoja rrugën.

Kur liria s’di të mbrojë vetveten, atëherë s’është më e vlefshme.

Kur zemra ngulitet te dashnori, s’ka rëndësi rangu i tij.

Kush di pak e thotë shpejt.

Kush di, urdhëron, kush nuk di, bindet.

Kush hipën më lart se i takon, bie më poshtë sa nuk beson.

Kush ka para dhe lidhje miqësore, nuk ka nevojë të brengoset për shoqërinë.

Kush kërkon grindje gjen menjëherë shkak.

Kush mundet – nuk don, kush don – nuk mundet, kush din – nuk bën, kush bën – nuk din dhe kështu bota shkon mbrapsht.

Kush qesh të premten, qan të dielën.

Kuvendi i dhelprave, batërdija në pula.

Lavdërimet janë të dobishme për të mençurit, ndërsa shumë të dëmshme për të marrët.

Liria e tepruar është nëna e shkatërrimit.

Me art dhe gënjeshtër jeton gjysma, me gënjeshtër e art gjysma tjetër.

Mendimet janë si gratë , më lehtë të ushqesh dhjetë se të veshësh një.

Mënyra më e mirë të bësh para është të kesh një trashëgimi të mirë e të shpenzosh pjesë të saj.

Më mirë të puthësh një grua të shëmtuar se të vetpërkëdhelesh.

Mos i bëj pordhë atij që ka vithe.

Mos i jep këshilla vetëm atij që të kërkon para.

Mulliri i urisë, kur ka ujë, nuk ka grurë.

Ndalohu ku këndohet dhe gëzohet, njerëzit keqberës nuk këndojnë.

Ndershmëria matet me gjëra të vogla.

Nëse vajza të psherëtinë pranë, merre, don të jetë e jotja.

Nuk ka qënie më të dëmshme se njeriu që nuk zbaton ligjet.

Njeriu i mirë nuk mund t’i shpëtojë gjithmonë shpifjes.

Një grimë e vërtetë ndihmon të bluhet gënjeshtra.

Një pamje e jashtme e bukur mund të mbulojë një shpirt të shëmtuar, një shpirt i bukur zbukuron edhe pamjen e jashtme.

Para se të njohësh diçka, as mos e lëvdo, as mos e qorto.

Për bujkun dembel, çdo shatë është i keq.

Për të bërë pasuri, mëso nga milingonat.

Poeti depërton atje ku nuk mund të hyjnë as rrezet e diellit.

Puthjet janë si qershotë: njëra tërheq tjetrën.

Qepja shkon kot nëse peri s’ka nyje.

Stina e verës është stina e të varfrit.

Shpresa është thesari i fukarait.

Shumë kanë vuajtur se kanë folur, asnjë s’ka vuajtur se ka heshtur.

Të fshehtat e grave i di vetëm unë, ju dhe i gjithë fshati.

Të porsanjohurit që shpërthejnë në lëvdata e dashuri, mos i besoni.

Vaji dhe e vërteta sado vonë dalin sipër.

Vajzën dhe vreshtin, kujdes fqinjin.

Vesi që nuk ndëshkohet, rriten pafundësisht.

Xhelozia është një pasion që kërkon me këmbëngulje shqetësimin.

Zemra e gruas si një portokalle, dikujt një thelë, dikujt një cohë.

Zoti i krijon, pastaj i bashkon. / KultPlus.com

Të ngjajshme