28 Prill, 2020 - 4:00 pm
Muzeu Historik Kombëtar në udhëtimin virtual ditor ka promovuar bukurinë e tempullit Fronton, të shekullit II.
Në kuadër të rubrikës “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtarë”, ky institucion përmes një videoje ka zhvilluar një udhëtim virtual në Fronton Tempulli, personifikim i lumit Aos.
Fronton tempulli i vitit 1228, është i realizuar me gur gëlqeror. Lartësia 47,5 cm, gjerësia 65 cm, thellësia 21 cm. Objekti ndodhet i ekspozuar në Pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar
Fronton Tempulli, personifikimi i lumit AOS, i zbuluar nga Hasan Ceka, në Berat e ka prejardhjen nga Apolonia. Hyji është përfytyruar si një plak i fuqishëm i shtrirë dhe i mbështetur në krahun e djathtë. Fytyra e plakut është impozante me mjekër dhe flokë të gjatë që lëshohet mbi supe që artisti i ka paraqitur sikur janë të lagështa. Modelimi dhe teknika tregon për rëndësinë e paraqitjes së shumë detajeve anatomike. Identifikimi i figurës me personifikimi e lumit aos është mbështetur në element historic, numizmatik dhe mitologjik. Lumi AOS kishte një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të Apolonisë. Personifikimi i Vjosës ndeshet edhe në monedhat e kohës perandorake të qytetit, çka përforcon më tepër adhurimin që gëzonte lumin. Edhe burimet e shkruara pohojnë rolin mbrojtës që i jepet Aosit në raste lufte. /atsh / KultPlus.com