9 Tetor, 2019 - 6:29 pm
Tirana, kryeqyteti shqiptar, është radhitur në mesin e 20 qyteteve më të kulturuara në Evropë.
Sipas rezultateve të platformës së udhëtimeve Wanderu, Tirana është në mesin e qyteteve që ofron shumë në aspektin e artit dhe kulturës.
Wanderu ka kalkuluar rëndësinë e qyteteve dhe lidhjen e tyre me kulturë duke analizuar popullësinë e qyteteve dhe numrin e muzeve, universiteteve, vendeve historike, teatrove, kishave e katedraleve për kokë banorë në këto vende.
Italia duket në listë si një prej shteteve që ka më së shumti qytete në këtë listë prej 50 qyteteve. Napoli, Bolonja, Florence, Palermo, Roma, Milano, Bari e Torino janë disa prej qyeteteve italiane që radhiten mirë.
Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
Disa nga pikat turistike që mund të vizitohen në Tiranë janë:
Mozaiku i Kishës Paleokristiane
Parlamenti (Teatri i Kukullave)
Xhamia e Et’hem Beut
Katedralja Ortodokse e Ringjalljes së Krishtit
Kisha Katedrale e Shën Palit
Varri monumental i Kapllan Pashës
Kalaja e Tiranës
Rezidenca Mbretërore
Kompleksi monumental i Sheshit të Flamurit
Lulishtja publike më e vjetër e qytetit
Shatërvani i parë i qytetit
Ura e Tabakëve
Vendi ku është shpallur Pavarësia
Rrapi monumental i Tabakëve
Varrezat e Dëshmorëve si pikë turistike dhe monument artistik.