25 Mars, 2019 - 5:31 pm
AFP shkruan për falënderimin shqiptar që kanë për forcat e NATO-s, që kanë ndërhyrë para 20 viteve për të ndaluar gjenocidin e serbëve mbi Kosovën, dhe të njëjtit kanë shkruar se si familjet shqiptare kanë pagëzuar edhe fëmijët e tyre me emrat e udhëheqësve të cilët patën ndikim në këtë ndërhyrje, si Bill Clinton e Toni Bler.
Ky medium ka vënë në pah Klinton Bajgorën e ToniBler Dajakun, por duke shtuar se familjet e Kosovës kanë pagëzuar edhe vajzat me Madeline, në shenjë mirënjohje për Madeleine Albright.
Ky medium ka shkruar se Klinton Bajgora tashmë është 16 vjeç.
“Pa Clinton, ne të të gjithë do të ishim të vdekur, ky vend nuk do të ishte i pavarur, dhe unë nuk do të luaja futboll me shokët e mi,” ka thënë djali nga Dobratini, 30 kilometra në veri të Prishtinës.
“Ishte e vetmja mënyrë për ta falenderuar atë. Nuk mendoj se Kosova ka një mik më të mirë se Bill Clinton “, thotë nëna e tij, Selvije Bajgora, një amvise 50 vjecare.
Kurse për ToniBler, 18 vjeç ky medium citon. “Unë e mbaj këtë emër me krenari”, ka thënë ky i ri, i cili ka njoftuar se babai i tij kishte luftuar për UÇK.
AFP poashtu ka spikatë se në Kosovë ka edhe shumë të tjerë të pagëzuar me emra të Toni Blair e Bill Clinton./KultPlus.com