4 Tetor, 2022 - 1:30 pm
Jeronim De Rada e përshkruante kështu, kësulën e veshjes së gruas arbëreshe: “Keza është diadema që vërehet në krye të vashës shqiptare ditën e martesës dhe të cilën e mban mandej si nënë në familje, si grua burri dhe si zonjë shtëpie”.
Në kulturën arbëreshe, veshjet e ceremonialit dhe elementet shoqëruese janë një pasuri e rrallë. Secilit detaj i kushtohet një vëmendje e madhe, si në krijim ashtu dhe në mirëmbajtje.
Një element i tillë i rrallë për etnografinë është edhe kësula ose siç njihet gjerësish tek arbëreshët: “Keza”.
Keza, është zakonisht një kësulë në ngjyrë të kuqe ose të gjelbër, prej mëndafshi a prej kadifeje, e qëndisur me fije ari, që e vënë nuset arbëreshe ditën e dasmës dhe në raste festash. / Hejza / KultPlus.com