Treni që barti kosovarët gjatë luftës do të shndërrohet në muze

2 Prill, 2019 - 10:35 pm

Tre vagonë s’u vunë në shërbim të qytetarëve, për 20 vjet rresht. Por, dy dekada më parë, përmes tyre pothuajse gjysmë milioni shqiptarë u nisën për në Bllacë, të detyruar nga forcat serbe.

Sot infrastruktura e vagonëve është e vjetëruar, e këto ulëse s’i shfrytëzoi më askush.

Por vagonët të drejtuar nga kjo lokomotivë këtë vit do të marrin edhe një herë një rrugë.

Në këtë prill destinacioni i tyre do të jetë i njëjtë, por jo edhe qëllimi.

Lokomotiva, bashkë me tre vagonë do të niset për në Bllacë, e kësisoj do të vihet gurthemeli i qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 99”, raporton T7, përcjell albinfo.ch.

 Këtë radhë do të jetë hera e fundit që ky tren merr këtë rrugë, pasi që nga 10 prilli e tutje ai do të qëndrojë në muze.

E nga Qeveria e Kosovës u kujdesën që imazhi i vagonëve të kujtojë përgjithmonë atë që iu ndodhi mbi 400.000 shqiptarëve, dy dekada më parë.

Jahja Lluka, nga Zyra e Kryeministrit, tregon se çka vijon pas shënimit të gurthemelit.

Veç të tjerash, do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi të asaj periudhe, në bashkëpunim me Maqedoninë.

Të ngjajshme