29 Janar, 2019 - 5:15 pm
Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe më 2015, Uided Bushamaui, i ka nominuar zyrtarisht kryeministrat e Greqisë e të Maqedonisë, Alexis Tsiprasin dhe Zoran Zaevin, për Çmimin Nobel për Paqe, transmeton Koha.net.
Bushamaui ka thënë se Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar në qershor të vitit të kaluar, përbën model për zgjidhje paqësore e konstruktive konfliktesh midis dy shteteve fqinje, që mund të shërbejë si shembull për Ballkanin dhe rajonin e gjerë.