29 Janar, 2019 - 1:42 pm
Ura e Kordhocës, mrekullia 200 vjeçare, sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.
Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizur para viteve 1990, si në “Ja vdekja, ja liri”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”. / A.T.SH/ KultPlus.com