3 Janar, 2019 - 11:31 pm
Me stinën e dimrit vjen edhe koha më e mirë të shijojmë borën por edhe skijimin.
Në një listë që e ka publikuar prestigjiozja angleze The Guardian, me rekomandimin e lexuesve të saj, gjendet edhe Butterfly Outdoor Adventure – kompania e inicuar nga Uta Ibrahimi nga Kosova. Ky nuk është i vetmi lajm i mirë për Uta Ibrahimin, ajo sot ka marrë edhe një lajm tjetër të mirë. Ajo do të marrë një rrugë tjetër të ngjitjes së bashku me ngjitësit më të mirë nga e gjithë bota, e i cili do të kurorëzohet me një dokumentar në National Geographic.
“lajmi i dytë, që asht lajmi ma i bukur në jetën tem …
sot, kam pranu ofertë me u ba pjesë e një rruge të re të ngjitjes në njërën nga 8000 metërshe, e cila asht provu me u ngjit qe 20 vjet dhe pa sukses. Ekipa asht e përbame prej ngjitësave më të mirë nga e gjithë bota, dhe ekspedita asht e sponsorizume nga Kompanitë e mëdhaja në botë … gjithashtu, do të bëhet edhe dokumetar për National Geographic”, ka shkruar Uta Ibrahimi në statusin e saj në Facebook./ KultPlus.com