Varri monumental i Persqopit, atraksioni kulturor i rijetëzuar

13 Mars, 2019 - 3:40 pm

Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit.

Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

“Zgjerojmë hartën e Tiranës me monumente të reja të vizitueshme duke afruar turistë, studiues dhe brezin e ri përmes programeve të edukimit”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë restaurim.

”Shpëton falë restaurimit një tjetër monument i rëndësishëm i historisë dhe arkeologjisë, Varri Monumental i Vendbanimit Antik të Persqopit, Petrelë. Me bashkëpunëtorët tanë nga  Tourism Investment and Finance Fund, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ky monument është investimi më i ri në rrethinat e Tiranës sa i përket turizmit kulturor, duke zgjeruar vizitueshmërinë në objektet e monumenteve të kulturës”, tha Margariti. / KultPlus.com

Të ngjajshme