27 Mars, 2019 - 9:48 am
Me rastin e ditëlindjes së saj më 23 mars, Dukesha Maria Tereza në Luksemburg, mirëpriti 50 të mbijetuar të abuzimit seksual, në mesin e të cilave ishte edhe Vasfije Krasniqi, e cila së fundi foli për tmerret që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë, si e mbijetuar nga dhunimet seksuale, shkruan KultPlus.
Vasfija bashkë me të mbijetuarit e tjerë kanë marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të Dukeshës “Stand Speak Rise Up!” , ku mbrëmë është mbajtur edhe nata e parë, ndërsa sonte pritet të mbahet nata e dytë.
Kjo mbrëmje është përmbyllur me ide të ndryshme dhe me një mbrëmje gala te Filharmonia ku janë dëgjuar të mbijetuarat dhe janë nderuar për guximin e tyre.
“Jemi bashkuar këtu për të festuar fitoren e tyre”, është thënë gjatë kësaj mbrëmje.
Përveç guximit të saj për të folur edhe njëherë para botës për përjetimet e saj, Vasfije Krasniqi mbrëmë i bëri krenarë të gjithë shqiptarët ku në këtë takim u paraqit me veshje kombëtare shqiptare.
Me Vasfije Krasniqin në Luksemburg po qëndron edhe Feride Rushiti, Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). /KultPlus.com