Vasfije Krasniqi: Dhunuesi duhet ta marrë dënimin e merituar

6 Shkurt, 2019 - 9:48 pm

E dhunuara gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ka komentuar dhunimin e 16 vjeçares nga Drenasi.

Krasniqi ka thënë se ky rast është një tmerr, duke shtuar se nuk po mund të gjejë fjalë për ta përshkruar ngjarjen.

‘Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosoves ju inkurajoj të ngritni zërin dhe të kërkoni drejtësi,
Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimim e merituar!’ – Vasfije Krasniqi. 

Nesër është paralajmëruar protestë para stacionit policor, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë. Protesta do të mbahet nga ora 12:00.

Të ngjajshme