25 Mars, 2019 - 2:18 pm
Me rastin e ditëlindjes së saj më 23 mars, Dukesha Maria Tereza në Luksemburg, mirëpriti 50 të mbijetuar të abuzimit seksual, në mesin e të cilave ishte edhe Vasfije Krasniqi, e cila së fundi foli për tmerret që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë, si e mbijetuar nga dhunimet seksuale.
Vasfija bashkë me të mbijetuarit e tjerë kanë marë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të Dukeshës ” Stand Speak Rise Up! , që do të mbahet më 26 dhe 27 mars.
Vasfije Krasniqi tashmë ka shpërndarë fotografi nga pritja e Dukeshës, e cila ka shkruar se për dhunimet e Kosovës do të dëgjojë e gjithë bota.
Me Vasfije Krasniqin në Luksemburg po qëndron edhe Feride Rushiti, Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)./KultPlus.com