11 Gusht, 2019 - 1:00 pm
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave të shumta në lidhje me memorialin e vendosur tek Liqeni Artificial në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.
Veliaj shprehet se kryeqyteti është me zemër të madhe dhe ka vend për të gjithë. Kreu i Bashkisë shprehet se shumica e atyre që ankohen e kanë lënë vendin të mbushet me ferra.
“Le ti lëmë të vdekurt të qetë. Unë nuk i prish punë ansjë njeriu. Është në cepin e liqenit që shumica e atyre që ankohen nuk i ka ra mendja se ka qenë mbuluar me ferra. Lart në kat të dytë lashë duke u përqafuar drejtuesin e të krishterëve me atë të myslimanëve. Ti lëmë të vdekurit të qetë dhe kushdo ti respektojë. Tirana është zemër e madhe, ka vend për të gjithë”, përfundoi Veliaj.