19 Tetor, 2018 - 11:32 am
Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja që ndau para pak ditësh tregimin se si u dhunua në luftën e fundit në Kosovë, është një tregim tjetër i dhimbshëm i mbijetesës.
Goodman në intervistën e saj tha se ka pasur edhe mbështetjen e familjes që të mund të ndajë me njerëzit tregimin e përdhunimit të saj.
Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfije Krasniqit, ka thënë që motra e tij e ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes pas rastit të rëndë që i ka ndodhur.
Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theu heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të.
“Ne si familje kemi qenë gjithmonë të gatshëm për t’u ballafaquar por kanë qenë rrethanat ato që kanë ndikuar që ne të mos mund të shprehemi”.
“Sa i përket Vasfijes të cilën ne e thërrasim Buqe ajo ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes dhe e kemi ditur se një ditë do flasë për shkak se nuk ja ka vlejtë me mbulu krimin që ka ndodhur”, tha ai për Klan Kosovën.
Krasniqi ka thënë që pas këtij rrëfimi ka pasur vetëm reagime pozitive nga njerëzit.
“Sa i përket reagimeve tashmë në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta ku të gjitha kanë qenë pozitive për veprimin e Buqes, pasë njerëz në rrugë të cilët janë ndalur për ta përshëndetur dhe përqafuar”, theksoi ai. / KultPlus.com