18 Shkurt, 2019 - 10:29 pm
Një kompleks i tempujve të lashtë në Romë që janë të lidhura me skenën e vrasjes së Jul Cezarit do të hapen për publikun.
Rrënojat e tempullit në Largo Argentina në qendër të Romës janë të dukshme për këmbësorët që shikojnë nga lart, por janë të mbyllura për vizitorët. Por kryebashkiaku i Romës Virginia Raggi njoftoi sot se deri në fund të vitit 2021, do të ndërtohen vendkalimet në mënyrë që turistët të mund të kalojnë nëpër rrënojat.
Kompania e bizhuterive Luxyry Bulgari, e cila gjithashtu financoi restaurimin e Shkallëve spanjolle të Romës, po sponsorizon punimet.
Rrënojat përfshijnë një piedestal guri nga Curia of Pompei, vend takimi i senatorëve, ku Cezari u vra në vitin 44 B.C