12 Qershor, 2019 - 9:30 pm
Në kuadër të “Ecjes për Liri” për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish presidenti Bill Clinton ka vizituar Bulevardin “Bill Clinton” në prishtinë ku është dhe shtatorja e tij.
Me këtë rast në shenjë mirënjohje për të është përuruar dhe një pllakë afër shtatores së tij.
Ish presidenti Clinton tha se kjo pllakë është një dhuratë shumë çmueshme dhe tha se nuk duhet të krijohet asnjë ndasi mes njerëzve.
“Faleminderit për këtë pllakë sepse unë dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës se kjo do të thotë shumë për mua. Jo vetëm për atë çka kam bërë për fëmijët e tyre, për veten por për atë që ka ndodhur në tërë Evropën”, tha ai.
Clinton tregoi dhe rëndësinë e shtatores së tij dhe diskutimin me gruan e tij, Hillary Clinton./KultPlus.com