15 Gusht, 2021 - 8:41 pm
Kolonija e Mezzojuso-s, m’bas gojëdhanës, thohet se âsht ngrehun para vjetit 1469. Në ket kohë disa familie t’ atyne ushtarve Arbresh, qi duelën prej Kalabris në Siqili nën urdhnin e Gjergjit Reres për të mprojtë ishullin prej sulmevet të Frangvet, ranë në nji anë të pronevet t’Abacis së Mungades benediktine të Shën Gionit të Palermit. Afër rrënojevet të katundit të katundit të vjetër saraçen Menzel-Jusuf ngrehen përkohësisht çadra e kasolla për banim.
Pronarët e këtij feudi tue pasë nevoië për t’ i popullue ato të frytshme, u dhanë edhe tokë për t’i punue e për t’ i mbjellë; kështu u themelue nii katund i përkohshëm, i cili u thirr Casale dei Greci, Katundi i Grekvet, prei ritit linduer të ndjekun asokohe prej Arbreshvet ndër funkcjonet fetare.
Mbas vdekjes së Skanderbeut, kur u pushtue Shqipniia prej Turqvet, familje të tjera t’Arbnis duelën në Siqili e u bashkuen me vllaznit e tyne qi ishin dyndun m â përpara.
Thohet se Shqiptarët ndêiën gadi pësëdhetë viet në Casale dei Greci nëpër kasolla, tue e rregullue jetesën mbas ligjvet feudale qi ishin asokohe në fuqi. Mbrapa, si e humbën shpresën e të kthyemit në Shqipni, u muerën vesht me Abacin e Mungades së Shën Gjonit t’ Eremitvet, e cila u lëshoj afër rrenimevet të Kishës së Shën Mëris nji vend mâ të mirë për banesa, tue i detyme qi të ndërtojnë shtëpija me mure e të ndreqin edhe Kishën e Zojës qi gjindej krejt e rrenueme “sianu tenuti fari et fabbricari li dicti casi cum muru, tectu, et charamidi…. siano tenuti reparari la ecclesia di la gloriusa Virgini Maria, che e in lu dictu locu, di tectu et di omni altra cosa che chi bisognira…. Item chi lu dictu Monasteriu sia tenutu manteniri la dicta ecclesia di oglu, chira, et altri necessari, chi per lo ufficiu divinu bisogniranno, execeptu chi quandu lu dictu previti fussi Grecu secundu li dicti populanti sunu, chi ipsi siano tenuti providiri la ecclesia di libri e di tucti quilli cosi che ad I’ ordini loro grecu conveni.” )
Kontrata u lidh e u nenshkrue me 3 të dhetorit 1501 te noteri Matteo Fallera nga Palermi ndermjet t’ Emz. Didicus de Baguedano, Prokurator i Përgjithshëm i të Përndritshmit D. Alfons d’Aragonës, të birit të Mbretit Ferdinand, Arqipeshkëv i Cesaraugustës e Abat i Mungades së Shën Gion t’ Eremitvet të qytetit të Palermit e të përfaqsuesvet të Shqiptarvet Petrus Macaluso, Georgius Dragotta, Petrus Buccola, Nicholaus Cuchia, Marcus Spata.
Në pak viet Arbreshët ngrehën në ket vend shum shtëpija, e tokët qi muerën me kontratë filluen me i punue qi të nxjerrin ushqimet për jetesë.
Në Mezzojuso nguli edhe familja bujare Reres pse Nikollë Figlia, në nji mendore të shkurtë qi ka shkrue mbi kët katund me 19 kallnduer të vjetit 1750 e qi ruhet ndër shkrimet e vietra të Kishës së famullis, njofton se, në vjetin 1605, Theodor Reres nga Mezzojuso, Arbresh, si kapidan i 452 ushtarvet shqiptarë, me të bijt Lukën e Andren, njêni flamurtar e tjetri kapter, ka qenë në shërbim të Kunorës Mbretnore në qytetin e Lentinit, ku u bânë të pavdekshëm për trimnin qi diftuen.
Ndër rregjistrat e vjetër të famullis së Kishës Shën Kollit, qi kanë datën e vjetit 1598, gjinden edhe mbiemnat e familjevet ar breshe: Laskari, Lota, Dragotta, Masi, Buccola, Spata, Figlia, Cuccia.
Katundi i Mezzojuso-s shtrihet në shpatin linduer të naltsinës Rocca Busambra, në nji vend të pasun me toke buke, me ullishta, me vneshta, me kullosa e me pyje kështejash. Prodhon grunë, voj, vênë, bathnaië, portogala, lëmoj, bajama, arra, kështêja e shqême.
Toponamastika. Vendet e lagjet e katundit të Mezzojuso-s me emna shqip e ndonji edhe greqisht janë: Brinja, Shën lliu (Shën lllija), kodër e naltë qi gjindet afër fshatit; ) Fushi Honi, nga fjala greqishte Χονι qi d.. m. th. humnere; Llasi, Shurza, vend zhurinë; Cunnimiu, përbâ prej fjalvet Hundë miu, Djaloshi, Luca, lluca, vend të tanë baltë; Tre era, lagje qi tashti thirret Triario e d.m.th. “Tri erna” mbasi ai vend rrahet fort nga ernat; Munt plak, i queitun motit Malliplak e qi tashti vendasit e thërrasin Mantrpigliaca; Giannino, lagje e quejtun në kujtim të qytetit të Janinës; Passo di Lampasona; ) Laka, nga greqishtja, λαχχοζ e d.m.th. gropë, zgavër; Busibustimi, përba nga fjalët Buzë Buzë time; Ranno, nga greqishtja Ραμνοζ; qi d.m.th. murrizë: Dirrasco, lagje n’ emën të qytetit të Durrësit.
Kolonija e Mezzojusn-s ka pasë 4030 banorë në vjetin 1798; në vjetin 1845 kishte 4623 frymë, 5230 frymë me 1921 e në numrimin e vjetit 1936 ka qitë 4469 banorë.
Doket e zakonet e të parvet janë shdukë e, prej evolucjonit shoqnuer e marrëdhanavet tregtare me anas, Arbreshët e Mezzojuso-s shqipen as nuk e flasin ma as nuk e kuptojnë, e kanë bjerre tash njiqind vjet; por kujtimi i atdheut të moçëm asht gjithnji i gjallë ndër ta.
Në kumbonën e Kishës së Shën Kollit, për të kujtue fisin e tyne të vjetër, kanë gdhênë në gjuhën latinishte ket mbishkrim të thjeshtë: MDCXXVII Populus, Midii lubsi Albanensis refecit, e në Kishën e Shën Mëris, në fillim të nji mbishkrimi duket e zgavrueme shqipja dykrenore.
Nji pjesë e popullsis ndjekë ritin linduer.
Shqiptarët e kësaj kolonije, tue dashtë me mbajtë gjallë kultin e ritit fetar të trashiguem prej etënvet të tyne e me i dhanë edhe shkas ma tepër veprimit të Kishës lindore, venduen në këshillin qi u mblodh në vjetin 1601 me themelue nji Mungade baziljane për të bë gati nji kler të këndueshëm e t’ aftë për shërbimet e funkcjonevet fetare të ritit grek, e për kët qëllim i paraqitën nji lutje Selis Shêjte. Papa, Pali. V, me bulën e 4 të prillit 1617, urdhnoi qi të ngrehet Mungada e Shën Vasilit të ritit linduer, e cila u ndërtue me paret qi la me testamend bâmirsi Arbresh Andre Reres. Mungada baziljane e Mezzojuzo-s nuk qe vetëm nji votër kulture kristjane e dobishme për Kolonit shqiptare të Siqilis, por edhe për Shpipnin. Disa mungarë të këtij Kuvendi qenë dërgue nga Propaganda Fide si misjonarë në krahinën e Himarës, ku zhvilluen me dashuni, me zell e me mund të madh nji veprim të frytshëm në ritin grek për të mirën e bestarvet të vendit. Ndër ata misjonarë meritojnë m’u përmendë At Nil Catalani me fis italjan nga rrethet e Mesinës, i cili, nxanë shqipen në Mungadën baziljane të Mezzoiuso-s, vojti në Himarë në vjetin 1693 si vikar apostolik e me titullin arqipeshkëv i Durrsit. Vdiq në Dhërmi më 3 të qershorit 1674. Ka shkruar nii fjaluer shqip-italisht e italisht shqip në dialektin e gegnishtes, punue mbas fjalorit të Frang Bardhit. Dorshkrimi ruhet në bibliotekën e poetit Zef Schiro it.
Mbas vdekjes së tij vijuen misjonin në Himarë At Filote Zassi e At Callinico Grana, Arbresh nga katundi i Mezzojuso-s, e mbas tyne vojtën Emz. Vasil Matranga me titullin arqipeshkëv i Ohrit, qi vdiq më 1748, e Ernz. Zef Schiro me titullin arqipeshkëv i Durrsit, qi vdiq më 1760, të dy Shqiptarë nga Piana dei Greci.
Përvec Kishës së Shën Mëris Shqirtarët e Mezzojuso-s, qi ndjekun ritin linduer, kanë edhe Kishën e Shën Kollit, Kishën e Shna Rrokut e Kishën e Shejtes Krygjë.
Pajtori i Katundit asht Shën Kolli.
Në Mezzojuso lindi Nikollë Figlta, por nuk dihet me siguri se në cviet. Zef Schiro-i beson se data së tij qe me 1682. ). Prej vjetit 1708 e deri më 1727 qe kryeprift i ritit grek në famullin e katundit arbresh të Chieutit, në Kapitanatë. Vdiq në Mezzojuso me 18 të nandorit 1769. Ka shkrue disa kangë të shejta shqipe, e shumta përkthime ase parafraza poezish siqiljane e italjane edhe nji katekizëm në djalektin shqip të katundit të vet me titullin: “I Cristeu i Arbresc” mbësuarë në Mistiriet Kliscesë sceitë.
Gjon Tommaso Barbaçi (1742- 11791 ), prift e doktor në theologji, qe famullitar në Kishën e ritit grek të Napulit e kapelan i Koortës Mbretnore maqedonase të Shqiptarvet po t’atij qyteti. Ka hartue disa kangë të shejta në djalektin shqip të folun dikur në Mezzojuso.
Kryeprifti Papa Onofrio Buccola ka botue tri mendore historike mbi katundin e Mezzojuso-s:
“Kolonija Greko – Shqiptare e Mezzojuso – s” -(La Colonia Greco – Albanese di Mezzojuso) – Palermo – 1909.
“Kërkime të reja mbi themelimin e Kolonis Greko – Shqiptare të Mezzojuso-s – (Nuove ricerche sulla fondazione della Colonia di Mezzojuso). Palermo- 1912.
Mezzojuso e Kisha e Shën Mëris – Mezzojuso e la Chiesa di Santa Maria-) Palermo-1914.
Nga Kolë Kamsi
Shkëputur nga revista “Leka”, 1944. / KultPlus.com