Veshjet tradicionale të nuseve arbëreshe (VIDEO)

8 Tetor, 2020 - 5:25 pm

Dy arbëreshe Alessandra Stratigo dhe Rachele Domestico në një video të titulluar “Ori Arbëreshë” (Stoli Arbëreshe) demonstrojnë etapat e veshjes së kostumit të nuses në komunën e Lungro-s, transmeton KultPlus.

Ky material filmik është realizuar nën përkujdesjen e komunës së San Basiles, në kuadër të aktiviteteve për ruajtjen dhe tejçimin e pasurisë së trashëguar ndër brezat tek pakica etnike shqiptare e kësaj zone.

Gjatë veshjes së modeles-nuse, shpjegohen edhe përbërjet e copave dhe emërtimet e pjesëve të veshjes që ajo mbart.

Në video Alessandra dhe Rachele tregojnë një nga pjesët e kostumit tradicional.

“Në fillim vishet një këmishë, e cila zakonisht lihej e lirshme që të përshtatej lehtë. Këmisha ka një jakë të qëndisur dhe të ngrirë në mënyrë që të qëndrojë bukur. Në pjesën e kraharorit vendoset një centro e qendrisur bukur dhe me kujdes. Mbi këmishë vishe pjesa e parë e funstanit në ngjyrë të kuqe me pjesën e fundit të qëndisur me fije ari, dhe mbi të vishet një tjetër me ngjyrë blu e vila mblidhet si formë brezi duke e lënë pjesën e qendrisur me fije ari si bisht. Sipër vishel xhaketa e shkurtër e gjitha e qëndisur me fije ari. Mjaft të rëndësishëm janë edhe aksesorët e qafës dhe kokës të punuar me element qëndisje dhe ari”.

Në videon e postuar më poshtë mund të shijoni gjuhën e bukur arbëreshe të shprehur nga të dyja protagonistet, bazuar në tekstin e Daniele Farai-t. / KultPlus.com

Të ngjajshme