9 Mars, 2018 - 10:45 am
Vesna Vulović nuk ishte grua e zakonshme pasi ajo u përcoll për në varreza 44 vite pasi i kishte mbijetuar rënies më të lartë pa parashutë, përcjellë KultPlus.
KultPlus ju sjellë të plotë historinë e pazakontë të kësaj gruaje.
“Ajo, një ditë do të jetë e vetmja e mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit” , nuk është një fjali që sot prindërit e thonë për fëmijët e tyre. Vesna Vulović , si një fëmijë ishte një fanse e madhe e muzikës perëndimore ndërsa ndjente një simpati të veçantë për “The Beatles” dhe ndërkohë shkoi për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që ta përmirësonte anglishten e saj. Vesna pastaj u zhvendos në Suedi, megjithatë prindërit e saj nuk ishin të lumtur për tërë këtë lëvizje të saj dhe së shpejti i kërkuan asaj që të kthehej në Jugosllavi.
Vesna Vulović do të kthehej në Beograd, atje ku do të ndjente nevojën për të gjetur një punë. Ajo kishte kaluar disa vite jashtë vendit të saj dhe gjetja e punës në një shoqëri socialiste nuk ishte gjëja më e lehtë. Vulović ishte këmbëngulëse dhe si e tillë nuk mbeti shumë gjatë pa punë.
Një mik i saj po punonte për JAT, linja ajrore kombëtare e Jugosllavisë dhe Vesna do t’u bashkohej së shpejti.
Rrëzimi i aeroplanit
Ka një arsye pse ata individë që kryejnë punën e tyre në aeroplanë rrallë bëjnë lajmet. Vesna Vulović kishte gjasa të ishte pjesë e miliona administratorëve anonimë dhe stjuardesave sikur të mos ishte pjesë e tragjedisë së tmerrshme të Fluturimit 367 të JAT, një avion që po barte pasagjerët nga Stokholmi për në Beograd. Rreth 28 vetë ishin në bordin e fluturimit të janarit të vitit 1972, duke përfshirë edhe ekuipazhin. Gjithçka po shkonte mirë derisa aeroplani po fluturonte mbi Gjermaninë Lindore.
Një bombë shpërtheu në bordin e aeroplanit, duke bërë që avioni të ndahej në gjysmë dhe të dilte dhunshëm nga kontrolli. Ai shumë shpejt do të lëvizte drejt tokës derisa do të rrëzohej në një fshat që në atë kohë ishte pjesë e asaj që njihej si Çekosllovaki. Mund ta cilësosh si mrekulli, fat apo si të doni por Vesna Vulović ishte e vetmja që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit. Si ia doli ajo të mbijetojë, as sot nuk është krejtësisht e qartë, por teoria mbizotëruese është se një karrocë ushqimi e mbështeti atë në anën e pasme të aeroplanit duke e ndalur kështu rënien e saj nga aeroplani, duke kryer kështu funksionin e rripit të sigurimit më të efektshëm në botë.
Fati i saj nuk mbaron këtu.
Vesna Vulović kishte rënë nga 10.160 metra lartësi dhe arriti të mbijetonte por ajo ishte e vetmja e mbijetuar që vazhdoi të rrinte e shtrirë në rrënojat e shtrembëruar të një aeroplani komercial. Ajo u gjet atje nga Bruno Henke, i cili për fat të mirë kishte qëlluar të jetë një ish-mjek në Ushtrinë Gjermane. Henke ishte në gjendje të kujdeset për të sëmurën Vulović derisa ajo të ishte në gjendje të shkonte në spital. / KultPlus.com
John William Bills / Culture Trip