6 Nëntor, 2018 - 7:00 pm
Sot, faqet e rrjeteve sociale janë bërë një forum mbizotërues botëror për të rritur dhe për fëmijë. Njerëzit po përdorin këto faqe si një vend për të prezantuar çdo gjë që ata duan që të tjerët të dinë rreth tyre.
Faqet e rrjeteve sociale mbushen me postime, fotografi, video, e gjëra të tjera që njerëzit dëshirojnë t’i ndajnë me të tjerët për një arsyeje ose tjetrën.
Por, shpesh herë, për fat të keq, shumica e njerëzve në profilet e tyre zbulojnë edhe shumë detaje personale dhe të dhëna personale të tyre të cilat mund të keqpërdoren lehtësisht dhe mund të dëmtojnë ata.
Madje sipas disa studimeve të rinjtë kosovarë janë përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale në Ballkan.
Aktori, regjisori dhe producenti Denzel Hayes Washington Jr. (i lindur më 28 dhjetor 1954) i cili ka marrë tri çmime Golden Globe, një Tony Award, dhe dy Academy Awards, ka shprehur mendimin e tij rreth kësaj qështje shumë aktuale në gjithë botën.
“Vetëm pse nuk postoni në rrjetet sociale atë çfarë po bëni, nuk do te thotë se nuk jeni duke bërë gjëra të mëdha. Jetoni dhe shfaquni sa më pak. Privatësia është gjithçka”, ka shkruar aktori në Twitter. /KultPlus.com