26 Nëntor, 2020 - 11:30 am
Shprehjet e trashëguara brez pas brezi janë mençuria dhe urtësia e popullit. Janë shprehje që nuk vjetërsohen kurrë edhe pse brezat ndryshojnë, dhe këtë gjë mund ta themi më së miri dhe për gjuhën shqipe.
Një material audio, në të cilin dëgjohen shprehje të vjetra shqipe arvanitase është padyshim një nga pasuritë gjuhësore, që çdo shqiptar i këtyre ditëve duhet t’i dëgjojë me kureshtje e krenari. Nuk është e lehtë të deshifrohen fjalët, disa shprehje janë të dëgjuara, e të tjera kërkojnë më tepër vëmendje e njohuri gjuhësore.
Në këtë material audio, çdo shkronjë tingëllon ashtu siç e kanë thënë arvanitasit dikur.
Disa prej këtyre shprehjeve janë:
Dy krushka në një vatër
Dy mace në një pjatë
Vunë ujkun të ruajë dhentë
Punën e natës e sheh dita dhe qesh
Djali i tim djali, është dy herë djalë
Bukë s’kemi, djathë kërkojmë. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com