21 Gusht, 2020 - 12:16 pm
Gjithçka që kishte të bëj me komunizmin sot nuk kujtohet për të mirë. Shqiptarët e kanë vuajtur atë kohë shumë, dhe sidomos vendet kur komunistët kanë zhvilluar veprimtaritë e tyre, ngjashëm si një villë në Sarandë.
“Santa Quaranta” sot është një nga hotelet më të mira e luksoze në Sarandë, por dikur ka qenë villë e ish-dikatorit shqiptar Enver Hoxha, dhe kamp i punëtorëve të tij. Me pamje nga deti Jon, do të duheshin të kapërceheshin 25 vite, që sot, kushdo që pushon në Sarandë të bëhet kurioz dhe të shkojë tek ish Kampi i punëtorëve.
“Aty nuk pushojnë më “shenjtorët” e komunizmit, siç ka pas qenë shpall klasa punëtore në atë kohë, por mijëra pushues kryesisht të ri, që i gëzohen hapësirës gjigande, plazhit të ri, diskove, restorantit dhe klubeve të ditës dhe natës.
Ndërtesa e vjetër ka ruajtur formën e saj, por e bardha e re dhe arkitektura moderne kanë përmbysur gjithçka për nga standardet. / Gazetametro / KultPlus.com