18 Dhjetor, 2018 - 9:14 am
Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” është shfaqur në Budapest dokumentari “Skënderbeu ynë”.
Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilën mbylli aktivitetet e saj për vitin 2018.
Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, ky aktivitet iu kushtua figurës së heroit tonë kombëtar. Me këtë rast, të ftuarit ndoqën pjesë nga filmi dokumentar “Skënderbeu ynë“./ KultPlus.com