Vizitë në muzeun etnografik, të rinjtë në Elbasan njihen me traditën

21 Janar, 2024 - 8:30 pm

Muzeu Etnografik në Elbasan, që funksionon si i tillë prej shumë dekadash, mban brenda mureve të tij një pasuri të vyer të kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikat një mozaik prej 80 lloje zejesh.

Ky muze vizitohet çdo ditë nga të rinjtë e Elbasanit dhe jo vetëm. Disa prej të cilëve shprehin një kënaqësi të vërtetë, duke u impresionuar nga historia e Elbasanit treguar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në Muzeun Etnografik.

“Duke shkelur këtu thjesht ndjejë lidhjen që kam me to dhe krenarinë e madhe për familjen nga e cila vi patjetër. Për me tëpër duke parë edhe pjesët e Muzeut, disa prej vëshjeve te ngjashme i kam edhe në shtëpinë time. Dhe duke i parë sa vlërësohen dhe duke parë se bashkëmoshatarët e mi që vizitojnë këtë shtëpi ndjehem shumë krenare, dhe shumë e lumtur që historia e Elbasanit, tradita dhe kultura e familjeve kaq të rëndësishme dhe me kaq kontribut nuk humb”, tha nxënësja Anja Madhi.

Të rinjtë janë njohur me historinë e ndërtimit të muzeut deri në ditët e sotme. Godina ku ndodhet muzeu është ndërtuar në fund të shekullit XVII. Në vitin 1986, pas një rikonstruksioni që iu bë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, u kthye në Muze Etnografik.

“Mendoj që ne duhet ta dimë që ta kalojmë edhe brezave të tjerë. Më pëlqen shumë pjesa e veshjeve tradicionale, estetike e lezeçme. Por edhe kultura, shumë familje të ndryshme, unë që e kam prejardhjen nga Elbasani mësova që familja e Tabakëve famije që unë vij është gocha familje e rëndësishme në Elbasan”, tha nxënësja Stela Tabaku.

Në dhomat e godinës dy katëshe të muzeut, nxënësit janë njohur me objektet që janë trashëguar brez pas brezi, ku pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj.

“Halla e gjysës time ka qenë nusë, dhe ajo vinte nga një familje e rëndësishme elbasanit, një familje bejlerësh, dhe ka qenë nusë në këtë shtëpi ku ka jetuar për shumë vite. Krenaria ime me e madhe është familja nga vi dhe çdo gjë që bëj çdo arritje ja dedikoj origjinës, kulturës me të cilën me kanë rritur. Sepse ajo për mendimin tim është baza, fillesa e çdo gjëje”, tha nxënësja Anja Madhi.

“Nga statistikat që ne kemi  deri tani, vihet re nje rritje  gati dyfish e të gjithë vizitorëve ne muzeun etnografik të Elbasanit, por jo vëtëm këtu por edhe ne te gjitha resurset turistike dhe te trashigimisë kulturorë që ka qyteti jonë”, tha Kliton Kapaj, Drejtor i Trashigimisë Kulturore Elbasan.

Veshjet i përkasin shekullit të XIX ndërsa orenditë janë edhe më të hershme./euronews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme