15 Mars, 2023 - 11:47 am
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës Park Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij në event, Rama u shpreh se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.
“Për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk ishte një vendim i lehtë. Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Me vjen mirë që ia dolëm kësaj ndërmarrje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës atyre që kontribuuan atyre që erdhëm deri këtu, dhe në mënyre të veçantë dy njerëz, Mirela Kumbaron dhe Adelinën, të cilat me shumë këmbëngulje dhe durim bashkërenduan shumë forca që u bën bashkë në këtë proces. Sot ne mbrojmë lumin e fundit të egër të Europës dhe patëm shumë europianë që u turren drejt nesh që të mos të këpusim tigrin tonë”, ka thënë Rama.
Sipas tij, është kënaqësi që atyre për përmes Vjosës të bëjnë një larje të ndërgjegjes së tyre. Është kënaqësi që mes tyre të njohim dhe të takojmë njerëz që janë vërtet bekimi i këtij planeti.
“Unë shpresoj që të gjithë të mos ikin tani në drejtim të paditur pasi e garantuan që tigri duk do të bëhet mace, por të qëndrojnë këtu me ne , por këtë pasuri të madhe ta kthejmë në mirëqenie, burim, zhvillmi ekonomik ,social dhe ekologjik dhe një model për të gjithë. Sot Shqipëria ka 21 % të territorit zonë të mbrojtur., e kemi gjetur shumë më pak kur morën detyrën. Duam ta çojmë në 30 % të territorit zonë e mbrojtur është një projekt shumë ambicioz. Ne sot jemi krenar për shumë gjëra të bëra në funksion të mjedisit”, ka thënë Rama./ KultPlus.com.