Vlogerët britanikë: Saranda në shtator i ka të gjitha (VIDEO)

18 Shtator, 2020 - 10:58 pm

Njihen si Molly dhe Matt dhe e kalojnë kohën duke udhëtuar. Çifti nga Londra kanë 114 mijë ndjekës në YouTube dhe postojnë video nga vende të ndryshme të botës. Përzgjedhja në këtë periudhë pandemie ka qenë Shqipëria. Ata kanë qëndruar si fillim në Tiranë, e më pas kanë udhëtuar drejt Sarandës.

Kanali i tyre “Dabble and Travel” është shumë i ndjekur dhe videot e tyre janë një reklamë shumë e mirë për vendin tonë.
Ata shprehen se kanë zgjedhur të pushojnë në Saranda gjatë muajit shtator, duke e konsideruar si një periudhë më të qetë për të shijuar më mirë bregdetin shqiptarë.
Ata e kanë nisur videon në plazhin publik që ndodhet brenda qytetit dhe sipas tyre është shumë i pastër dhe shumë i bukur.

Më pas janë drejtuar për një pije në një plazh i cili ndodhet 10 minuta në këmbë larg nga Saranda. “Këtu ka shumë më tepër shazllone, por sigurisht jemi në shtator dhe njerëz nuk ka shumë. Mesa duket i janë rikthyer shkollës dhe punës”, shprehet vlogerja. Në fund sigurisht vjen pjesa e restorantit, ku çiftit në fjalë nga darka i pëlqeu mjaft xaxiqi me bukë.
“Ushqimi është shumë i mirë. Në Shqipëri është shumë shumë mirë, plazhi është shumë i bukur, Ne sot ju treguam vetëm qytetin, por Saranda ka shumë destinacione të tjera”, shprehen ata në video. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=m_DU-Wq50qA&feature=emb_title&ab_channel=DabbleandTravel

Të ngjajshme