30 Prill, 2019 - 9:45 pm
Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan KultPlus.
Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook, është shprehur se asnjëherë më parë parë kaq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.
“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Citaku. / KultPlus.com