22 Shkurt, 2019 - 3:36 pm
Ministri i Shtetit për Lojërat Olimpike në Japoni, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi mbërriti tre minuta me vonesë në një takim parlamentar.
Deputetët opozitarë thanë se me vonesën tij, ministri tregoi mos respekt dhe në shenjë proteste bojkotuan për 5 orë takimin e Komitetit për Buxhet.
BBC shkruan se opozita në Japoni ka qenë në vazhdimësi kritike ndaj ministrit i cili është në krye të organizimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” pas një serie të gafave që Sakurada ka bërë përmes deklaratave në publik.
Javën e kaluar, ministri tha se ishte lënë në baltë nga notarja Rikako Ikee, pasi ajo nuk do të marrë pjesë në lojëra për shkak të diagnostikimit me leukemia, ndërsa tha se pritshmërie që ajo të fitonte medalje ishin të mëdha, transmeton KosovaPress.
Ndërsa vitin e kaluar, Yoshitaka Sakurada, i cili është edhe ministër i për Siguri Kibernetike u shpreh se nuk kishte përdorur asnjëherë kompjuter dhe se punët ia delegonte dikujt tjetër.
Opozita po kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij./ KultPlus.com