29 Shtator, 2017 - 12:50 pm
Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës kthehet në destinacion turistik për vizitorët e huaj.
E ndërtuar në rrënojat e një kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tre objekte fetare, një teqe, një kishë dhe xhamia.
Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.
Këto objekte religjioze janë kthyer në destinacion shumë të pëlqyer për turistët e huaj, pasi brenda pak metrave katrore ka të ndërthurura fe të ndryshme.
Prej disa kohësh kjo xhami po i nënshtrohet një restaurimi, qe po financohet me fonde të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Ajo po kthehet në një kuriozitet të përditshëm për vizitorët vendas e të huaj. /KultPlus.com