21 Janar, 2018 - 6:50 pm
Yll Rugova është zgjedhur drejtor i Kulturës në Prishtinë.
Rugova, i lindur në vitin 1984, njihet si aktivist politik. Me profesion ai është dizajner dhe tipograf.
Ndryshe në opinionin publik Rugova njihet edhe si një nga themeluesit e “Partisë së Fortë” dhe iniciator i disa aktiviteteve politike, përfshirë këtu edhe protesta.
Ai ligjëron dizajn grafik në një nga Universitet që funksionojnë në Kosovë dhe është bashkëthemelues i një kompanie që quhet “Trembelat”. Rikujtojmë se Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit në Prishtinë vitet e fundit u udhëhoq nga Besart Vllahinja, nga radhët e AKR-së. / KultPlus.com